Presidenti i Atleticos fton Messin t’i bashkohet Suarezit

Lionel Messi është i mirëpritur që t’i bashkohet Luis Suarezit te Atletico Madrid nëse dëshiron akoma të luajë me të. Kështu ka thënë presidenti i Los Colchoneros, Enrique Cerezo.

Blaugranët ia treguan derën sulmuesit uruguaian, i cili në javën e kaluar u transferua në Ëanda Metropolitano.

Nga ana tjetër, edhe Messi nuk i ka pasur raportet e mira në muajt e fundit me krerët e katalunasve, ku është duke qëndruar së paku edhe për një sezon kur edhe i skadon kontrata, ndërsa nuk dihet se a do ta vazhdojë atë.

Superylli argjentinas e ka pranuar në një intervistë për Goal se Barca e ka penguar largimin e tij, ndërsa nuk ishte aspak i kënaqur për mënyrën si e larguan Suarezin.

“Në jetë, nëse do diçka… Nëse Leo Messi dëshiron të luajë me Luis Suarezin, unë ia them të njëjtën gjë që e kam thënë me ëmbëlsi: ‘Le të vijë këtu për Krishtlindje’. Me dëshirë, gjithçka është e mundur”, ka thënë Cerezo për Cadena Cope. 

Image
Ngjarja paraprake

Onlajn diskutim: për ministra efektivë, nevojiten integriteti, puna dhe investimi në administratë

Ngjarja e ardhëshme

Prodhimi industrial në muajin gusht me rënie prej 9,1 për qind

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian