Presidenti Erdoğan viziton anijen e shpimit “Fatih”

STAMBOLL (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan vizitoi dhe zhvilloi inspektime në anijen e shpimit “Fatih”, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan u nis drejt qytetit Zonguldak me një helikopter së bashku me zv.presidentin Fuat Oktay, ministrin e Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak, kreun e Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun dhe zëdhënësin e Presidencës, İbrahim Kalın.

Në mbërritjen e tij Erdoğan u prit nga ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Fatih Dönmez, zv.ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Alparslan Bayraktar, drejtori i përgjithshëm i TPAO, Han Bilgin dhe drejtori i përgjithshëm i BOTAŞ, Burhan Özcan.

Pas informimit presidenti Erdoğan pritet të bëjë një deklaratë për media.



.. .

Ngjarja paraprake

​Gështënja dhe prodhimet vendore promovohen në një panair në Deçan

Ngjarja e ardhëshme

Dramë në derbin e qytetit, Evertoni i fortë edhe për kampionin e Anglisë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian