Presidenti Erdoğan pritet me ceremoni zyrtare në Algjeri

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan mbërriti në Algjeri në një vizitë zyrtare, raporton Anadolu.

Presidenti Erdoğan u prit në aeroportin “Huari Bumedyen” në Algjer nga presidenti i Algjerisë, Abdelmadjid Tebboune.

Gjatë mirëpritjes dy fëmijë të veshur me veshje tradicionale i dhuruan presidentit Erdoğan lule.

Më pas në aeroport u mbajt ceremonia e pritjes zyrtare për Erdoğan-in.

Pas pozicionimit në zonën ceremoniale mes dy presidentëve, u intonuan himnet kombëtare të të dy vendeve. Erdoğan dhe Tebbun përshëndetën trupën ceremoniale dhe më pas prezantuan delegacionet e tyre.

Bashkë me presidentin Erdoğan në Algjeri mbërritën edhe ministri i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale, Mahinur Özdemir Göktaş, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Alparslan Bayraktar, ministri i Thesarit dhe Financave, Mehmet Şimşek, ministri i Mbrojtjs Kombëtare, Yaşar Güler, ministri i Tregtisë, Ömer Bolat, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Abdulkadir Uraloğlu, kreu i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës (MIT), İbrahim Kalın, drejtori i komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun dhe kryekëshilltari i presidentit, ambasadori Akif Çağatay Kılıç.





Story i mëparshëm

Shtyhet për më 25 dhjetor seanca për rastin “Alfa”! Mbrojtja mbetet e dëshpëruar, presin zgjidhje pozitive në fund

Story i radhës

Stoltenberg në Beograd: Sulmet në veri të Kosovës janë të papranueshme

Të fundit nga

Hasani tremb Tiranën

Florent Hasani me shumë mundësi e humbet derbin me Partizanin.  Burime nga klubi bardheblu bëjnë me