Presidenti Erdoğan diskuton me kryeministrin holandez Rutte marrëdhëniet midis dy vendeve

Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës, thuhet se në bisedë u diskutuan marrëdhëniet Türkiye-Holandë dhe çështjet rajonale.

Në bisedë, presidenti Erdoğan shprehu kënaqësinë që marrëdhëniet e dy vendeve kanë marrë vrull falë dialogut të ngritur.

Duke vënë theksin se situata aktuale e marrëdhënieve Türkiye-Bashkim Evropian nuk është në dobi të të dyja palëve, Erdoğan deklaroi se mosdorëzimi i interesave të Bashkimit Evropian ndaj objektivave mendjengushtë dhe vicioze të një ose dy vendeve anëtare, do të hapë rrugën drejt një qasjeje ku të duja palët do të jenë fituese.

Presidenti Erdoğan vuri theksin se vazhdon komunikimin e tij diplomatik që zhvillon në nivelin më të lartë me Rusinë dhe Ukrainën.





Story i mëparshëm

Studiuesit e psikologjisë zbulojnë se biseda me të huajt është efektive

Story i radhës

Sulmohet fizikisht një polic në burgun e Idrizovës, përfundon në spital

Të fundit nga