Presidenti Erdoğan dënon sulmin ndaj xhamisë në Qipron Greke

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka dënuar sulmin e së enjtes në një xhami në Administratën Qipriote Greke, raporton Anadolu Agency (AA).

“Fatkeqësisht, qipriotët grekë bëjnë gjithmonë këso lloj gjërash. Nuk ishte asgjë tjetër veçse provokim gjatë samitit të udhëheqësve të BE-së”, u tha Erdoğan gazetarëve pas namazit të xhumasë në Stamboll.

Marrëdhëniet Turqi-BE ishin temë kryesore në samitin dyditor të liderëve evropianë, duke përfshirë edhe tensionet mbi ishullin e ndarë të Qipros.

Xhamia, në fshatin Episkopi, u vandalizua me parulla nacionaliste greke së bashku me flamurin grek dhe një kryq të krishterë të vizatuar në muret dhe dyert e saj.

Sulmet etnike që nisën në fillim të viteve 1960 detyruan qipriotët turq të tërhiqen në enklava për sigurinë e tyre.

Në vitin 1974, një grusht shteti grek qipriot që synonte aneksimin nga Greqia çoi në ndërhyrjen ushtarake të Turqisë si një fuqi garantuese për të mbrojtur qipriotët turq nga persekutimi dhe dhuna.

Në vitin 1983, u themelua Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC).

Konventa e Stambollit

Duke folur për tërheqjen e Turqisë nga Konventa e Stambollit javën e kaluar, Erdoğan tha se hapi ishte plotësisht i ligjshëm.

Konventa e vitit 2011 kërkon të parandalojë dhunën ndaj grave, por zyrtarët turq thonë se legjislacioni i brendshëm tashmë u siguron grave mbrojtje të mjaftueshme dhe se pjesët e tjera të marrëveshjes janë në kundërshtim me vlerat turke.

Vaksinimi kundër COVID-19

Në lidhje me vaksinimin e vazhdueshëm të Turqisë kundër COVID-19, presidenti turk tha se pritet që fushata të përfundojë deri në maj ose qershor.

“Bisedimet janë gjithashtu duke u zhvilluar për të blerë vaksinën ruse kundër virusit, krahas vaksinave të tjera në proces”, shtoi Erdoğan.



.. .

Ngjarja paraprake

Gundogan zbulon ku ndryshojnë Klopp dhe Guardiola

Ngjarja e ardhëshme

Grubi fton edhe Vllehët të bëhen pjesë aktive e regjistrimit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian