Presidenti Donald Trump rifillon të marrë pjesë personalisht në aktivitete

Presidenti Donald Trump do të mbajë aktivitetin e parë me të ftuar që kur rezultoi pozitiv për koronavirusin në Shtëpinë e Bardhë të shtunën.

Dy javë pas aktivitetit në Kopshtin e Trëndafilave që tani konsiderohet si “super-infektues”, zoti Trump po planifikon një grumbullim tjetër me një turmë të madhe para Shtëpisë së Bardhë për një aktivitet për “rendin dhe ligjin”. Kjo pavarësisht nga shpërthimi i rasteve me koronavirus në Shtëpinë e Bardhë.

Një zyrtar i lartë konfirmoi për Zërin e Amerikës se Presidenti do të mbajë aktivitetin dhe do të flasë para të ftuarve.

Image

Mbi dhjetë vetë që morën pjesë në ceremoninë e prezantimit të kandidates për Gjykatën e Lartë, Amy Coney Barrett në Shtëpinë e Bardhë, kanë rezultuar pozitivë nga koronavirusi

Sipas një burimi me dijeni për organizimin, “të gjithë të pranishmit duhet të sjellin me vete maskë dhe do të udhëzohen ta mbajnë atë në Shtëpinë e Bardhë”.

Po ashtu ata duhet t’i nënshtrohen një kontrolli për Covid-19 të shtunën në mëngjes, nesër në mëngjes, përfshirë matjen e temperaturës.

Agjencia Associated Press, duke ju referuar një zyrtari thotë se zoti Trump do t’i drejtohet grupit nga një ballkon i Shtëpisë së Bardhë. Ndërsa agjencia Reuters duke iu referuar një burimi, tha se mund të bëhej fjalë për qindra vetë.

Ende ka pikëpyetje nëse Presidenti Trump, i cili njoftoi më 2 tetor se kishte virusin dhe kaloi tre net në një spital ushtarak, mund ta transmetojë virusin. Ai i tha televizionit Fox News se kishte të ngjarë të testohej të premten.

Mjeku i Shtëpisë së Bardhë Sean Conley tha në një njoftim të enjten se, “bazuar në trajektoren e një diagnostikimi të specializuar që ka kryer ekipi”, ai “parashikon plotësisht kthimin e sigurt të Presidentit në angazhimet publike” që nga e shtuna.

Fushata e tij tha po të premten se Presidenti Donald Trump do të flasë në një aktivitet fushate në Florida të hënën, i pari jashtë Uashingtonit, që kur u diagnostikua me koronavirus javën e kaluar. Presidenti e konfirmoi këtë në Twitter.

Zoti Trump kishte thënë gjatë një interviste të enjten me kanalin Fox News se ai po planifikonte edhe tubime. /VOA

Ngjarja paraprake

Ylli botëror bën thirrje të mbani maskat: Është mënyra më e lehtë të mbroni e respektoni çdonjërin

Ngjarja e ardhëshme

Jo vetëm Kadare, por ka edhe shqiptarë të tjerë kandidatë për Nobel

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian