“Presidenti Biden ka të drejtë të shqetësohet për bashkëpunimin Iran-Kinë”

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Shamkhani, tha se Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka të drejtë të shqetësohet për bashkëpunimin midis Iranit dhe Kinës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në postimin e tij në Twitter, Shamkhani iu përgjigj deklaratave të presidentit amerikan mbi bashkëpunimin mes Iranit dhe Kinës. Ai e ka përshkruar Marrëveshjen Bashkëpunimit Gjithëpërfshirës të nënshkruar midis Iranit dhe Kinës si “një pjesë e rezistencës aktive”.

“Bota nuk është vetëm Perëndimi. Perëndimi nuk përbëhet nga SHBA-ja që nuk njeh ligjet dhe 3 vendet evropiane që nuk i mbajnë premtimet e tyre. Biden ka të drejtë të shqetësohet. Zhvillimi i bashkëpunimit strategjik në Lindje do të përshpejtojë kolapsin e SHBA-së”, ka theksuar Shamkhani.

Administratat e Teheranit dhe Pekinit nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi 25-vjeçare më 27 mars, e cila parashikon që të dy vendet të kryejnë projekte të përbashkëta në fusha të ndryshme. Ndërkohë, nuk u dha informacion mbi përmbajtjen e marrëveshjes.

Ndërkaq, gjatë pyetjes nëse është i shqetësuar për rritjen e bashkëpunimit midis Kinës dhe Iranit, presidenti amerikan deklaroi se janë të shqetësuar për këtë partneritet për shumë vite.



. .

Ngjarja paraprake

Xhaka: Duhej të punonim shumë për këtë fitore

Ngjarja e ardhëshme

Pas disa orëve në palestër, në këtë gjendje përfundon Rita Ora

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian