Presidenti Biden heq kufizimet për kartën jeshile

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka hequr kufizimet e vendosura nga ish-presidenti Donald Trump ndaj kartës jeshile e cila siguron leje për të jetuar dhe punuar në SHBA, transmeton Anadolu Agency (AA).

Biden në një njoftim tha se kufizimet mbi kartën jeshile nuk i shërbejnë interesave të SHBA-së dhe se dëmtojnë ekonominë amerikane.

Duke theksuar se ka hequr kufizimet mbi kartën jeshile, Biden tha se ndalesat e sjella nga Trump kanë penguar bashkimin e familjeve.

Ish-presidenti Trump duke treguar si arsyetim papunësinë e shkaktuar nga koronavirusi i ri (COVID-19), vitin e kaluar mori vendim për të kufizuar praktikën e kartës jeshile dhe hyrjen e punonjësve të huaj në vend me “qëllimin për të mbrojtur shtetasit amerikanë”.



. .

Ngjarja paraprake

Eksperti i gjykimit, Andujar: Kartoni i kuq i Atalantas i tepërt, i verdhi do të mjaftonte

Ngjarja e ardhëshme

Lady Gaga me një paraqitje në publik, zbulon se ka bërë një ndryshim në dukje

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian