presidenti begaj takon homologun azer ilham aliyev fokusi ne forcimin e marredhenieve ne energji dhe turizem 67d2baa7b6d42

Presidenti Begaj takon homologun azer Ilham Aliyev! Fokusi në forcimin e marrëdhënieve në energji dhe turizëm

March 13, 2025
1 minut lexim

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi sot një takim kokë më kokë me Presidentin e Azerbajxhanit lham Aliyev. Ky takim u përqendrua në forcimin e marrëdhënieve intensive dypalëshe në vazhdën e shkëmbimit të vizitave të mëparshme zyrtare.

Kreu i Shtetit vlerësoi si shumë të mirë bashkëpunimin politik midis dy vendeve, si dhe forcimin e marrëdhënieve ekonomike.

Energjia dhe turizmi mbeten prioritetet kryesore në këtë bashkëpunim, për të cilin Presidenti Begaj shprehu interesin e Shqipërisë për të avancuar me nismat që sjellin përfitime të prekshme për ekonomitë e dy vendeve. Gjithashtu, u theksua se hapja e ambasadave respektive në Tiranë dhe Baku i shërben këtij qëllimi.

Shqipëria, theksoi Presidenti Begaj vlerëson mbështetjen e vazhdueshme të Azerbajxhanit për projektet lokale që lidhen drejtpërdrejt me gazsjellësin TAP.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

bozhinovska bashkepunimi dhe marreveshjet ne energjetike me
Story i mëparshëm

Bozhinovska: Bashkëpunimi dhe marrëveshjet në energjetikë me Azerbajxhanin

misioni i gjermanise ne nato ne kosove kemi shtuar rreth 300 trupa ne kohe sfiduese mbetemi fort te perkushtuar per paqe 67d2c408b3633
Story i radhës

Misioni i Gjermanisë në NATO: Në Kosovë kemi shtuar rreth 300 trupa, në kohë sfiduese, mbetemi fort të përkushtuar për paqe

Të fundit nga

ShkoLartë