Presidenti azerbajxhanas Aliyev kritikon Perëndimin për pabarazinë me vaksinat

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev të hënën ka kritikuar vendet perëndimore për pjesën e tyre të padrejtë të vaksinave kundër COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Aliyev për televizionin shtetëror të Azerbajxhanit tha se kriza midis disa vendeve për vaksinat kundër COVID-19 janë shqetësuese.

Duke iu referuar krizës midis Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian, Aliyev tha se BE-ja akuzoi Britaninë për shpërndarje të padrejtë të vaksinave që ata prodhuan.

“Është deklaruar se 13 për qind e qytetarëve britanikë dhe 2 për qind e qytetarëve të BE-së janë vaksinuar. Në këtë rast, 75 për qind e popullatës do të vaksinohet në Britani deri në korrik dhe në BE deri në tetor”, theksoi ai.

“Çfarë duhet të mendojnë vendet tjera nëse vendet e zhvilluara nuk mund t’i ndajnë këto vaksina në mënyrë të drejtë dhe akuzojnë njëra-tjetrën? Kush do t’i ndihmojë vendet e varfra dhe njerëzit e vendeve në zhvillim? Askush nuk mendon për këtë. Unë nuk kam dëgjuar një thirrje të tillë nga udhëheqësit e shumë vendeve të zhvilluara”, tha Aliyev.

Si kryetar i “Lëvizjes së Shteteve të Paangazhuara” deri në vitin 2022, Azerbajxhani do të vazhdojë të ngrejë zërin e tij mbi këtë çështje, tha ai, duke shtuar se lufta për vaksinim mund të rritet dhe të çojë në pasoja shumë tragjike.

Presidenti azerbajxhanas tha se lufta për vaksinat, veçanërisht midis vendeve të pasura, ndikon negativisht mbi prodhuesit e vaksinave. Duke theksuar se kjo situatë rrit mosbesimin midis vendeve, ai tha se shumë vende privojnë qytetarët e tyre nga këto vaksina.

Aliyev thekson se po dëshmojnë “një periudhë jozyrtare neokoloniale ose një kolonizim të padeklaruar”, duke e përshkruar situatën si “egoizëm dhe paskrupullësi”.

Më 19 janar, Azerbajxhani filloi fazën e parë të fushatës së vaksinimit kundër koronavirusit të ri me stafin e kujdesit shëndetësor.

Azerbajxhani planifikon gradualisht të marrë 4 milionë doza të një vaksine kundër COVID-19 dhe synon të vaksinojë 40 për qind të popullatës duke marrë më shumë doza më vonë.



. .

Ngjarja paraprake

Roger Federer jep lajmin e mirë, po kthehet sërish në fushë

Ngjarja e ardhëshme

Kejvina Kthella vë në pah fizikun e formësuar përmes stërvitjeve në palestër

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian