Premierliga konfirmon dy raste pozitive me COVID-19 në javën e fundit

Premierliga ka konfirmuar vetëm dy raste pozitive me COVID-19 për të gjashtën javë radhazi.

Nga e hëna deri të enjten doli vetëm një rast pozitiv në 1473 testime te lojtarët dhe stafi.

Kurse, në testet e dyta, ku u bën 1191 testime, u regjistrua edhe një tjetër.

Këto raste janë të pakta, krahasuar me disa muaj më herët, ku skuadrat angleze kishin probleme serioze me lojtarët.

Ndërkohë, nëse rikthehemi te kampionati, Manchester City është duke dominuar me 71 pikë, ndjekur nga rivali lokal, United me 57 sosh.

Ngjarja paraprake

Takimi në Kamëz/ Basha: Procesi i legalizimit do të përmbyllet i gjithi gjatë qeverisjes së PD

Ngjarja e ardhëshme

Podujevë: Vihet në diskutim publik propozim-rregullorja për ndryshimin e orarit të punës së bizneseve

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian