Premierliga jep lajmin e madh për tifozët!

Shefi ekzekutiv i Premierligës, Richard Masters thotë se shpreson se në dy ndeshjet e fundit të këtij sezoni do të jenë të pranishëm plotë 10 mijë tifozë.

Premierliga kishte vendosur që t’i kthente tifozët në numër të limituar që nga 17 maji i vitit 2021 duke rishikuar gjithmonë situatën me pandemi.

Fundjava e fundit e sezonit në ligën angleze do të luhet më 23 maj dhe kështu pritet të ketë edhe tifozë të pranishëm, për çdo skuadër që është vendase.

“Shpresojmë që dy ndeshjet e fundit të sezonit tonë do të kenë deri në 10,000 mbështetës për klubet vendase. Ne duhet t’i kalojmë ato hapat e parë në hartën rrugore për të arritur atje, por do të jetë një finale fantastike deri në fund të sezoni”, tha Masters.

Ngjarja paraprake

Roma ankohet për shtyrjen e ndeshjes Juve-Napoli, kjo është arsyeja përse

Ngjarja e ardhëshme

SHBA reagon ndaj arrestimit të 200 anëtarëve opozitarë në Rusi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian