prelec zbatimi i vendimit per manastirin e decanit i heq vendit nje njolle te madhe 65f21b9b2c806

Prelec: Zbatimi i vendimit për Manastirin e Deçanit i heq vendit “një njollë të madhe”

March 13, 2024
1 minut lexim

Eksperti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave për Ballkanin, Marko Prelec i tha Zërit të Amerikës se zbatimi nga Qeveria e Kosovës i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit është lajm i mirë, sepse i hap rrugën Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe i heq vendit, siç e quajti ai, “një njollë të madhe” në reputacionin ndërkombëtar.

“Ky është lajm i mirë, por jo për t’u befasuar sepse u bë shumë e qartë që ishte një kusht i vendosur në mënyrë që Kosova të mund të aplikonte për anëtarësim në Këshillin e Evropës, diçka që ne, Grupi Ndërkombëtar i Krizave, e kemi kërkuar prej kohësh. Mendojmë se është një gjë shumë e mirë për Kosovën që të jetë anëtare e Këshillit dhe të jetë nën juridiksionin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ne kemi bërë thirrje që Serbia ta mbështesë këtë përpjekje, gjë që ata refuzuan ta bëjnë”, deklaroi ai.

Prelec tha se ishte e vështirë të kuptohej se si një vend i përkushtuar ndaj rendit të ligjit, kishte injoruar vendimin e Gjykatës së vetë Kushtetuese për tetë vjet.

Megjithatë, ai tha: “Është shkurajuese që Qeveria e Kosovës, megjithëse mori vendim për zbatimin e tij, vlerësoi se ishte e nevojshme ta kritikonte sërish vendimin. Por të paktën po fillon zbatimi dhe ky është një lajm shumë i mirë”.

Prelec thotë se në aspektin e marrëdhënieve ndëretnike vendimi për zbatimin është “një hap që ndihmon dhe në planin afatgjatë”.

“Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të jetë shumë i dobishëm për tërë Kosovën, por në veçanti për serbët e Kosovës pasi u siguron një institucion tjetër të cilit mund t’i drejtohen nëse dhe kurdo që ndihen se të drejtat e tyre nuk po respektohen plotësisht nga sistemi i drejtësisë”.

Lidhur me tensionet në terren, ai thotë se “gjërat kanë shkuar shumë më larg dhe do të nevojiten më shumë veprime nga të gjitha palët për t’i qetësuar ato”.

MARKETING

RENT A CAR

ngjarjet e dates 14 mars 65f218533a8d4
Story i mëparshëm

​Ngjarjet e datës 14 mars

me cilin arsyetim gjykata e larte ia kaloi 21 janarin spak ut gazetari ne bullgari u gjet se kush e fshiu serverin por 65f21f1f1ac38
Story i radhës

“Me cilin arsyetim Gjykata e Lartë ia kaloi ’21 Janarin’ SPAK-ut”/ Gazetari: Në Bullgari u gjet se kush e fshiu serverin, por…

Të fundit nga

Victoria Silvstedt magjepëse me fustan rozë

Victoria Silvstedt preu një figurë magjepsëse teksa mori pjesë në premierën e filmit Sirat në Festivalin e Filmit në Kanë në Francë të enjten. Modelja, 50 vjeçe, u sigurua që të gjithë
ShkoLartë