Prej sot numër më i madh i autobusëve të NQP, disa nga linjat sipas itinerarit veror

Shkup, 6 tetor 2020 (MIA) – NQP informoi se prej sot në pjesën më të madhe të linjave të autobusëve janë përfshirë një numër i madh i autobusëve në krahasim me periudhën e kaluar, më saktë një pjesë e linjave në transportin publik filluan të qarkullojnë sipas itinerarit veror.

Bëhet fjalë për linjat 2, 2А, 5, 24, 41, 42, 43, 50, 53, 55А, 57, 63, 63А, 65, 65B, 67,  163, 165, 167, 180.

Linjat 9, 19, 20 dhe 23, si edhe në periudhën e kaluar, vazhdojnë të qarkullojnë me itinerar të reduktuar. Linjat tjera kanë regjim të qarkullimit sipas së shtunës.

“Linjat , 25, 25А, 25B, 28 dhe linja turistike ‘Siti tur’ edhe më tutje përkohësisht nuk funksionojnë”, informojnë nga NQP. fc/

Ngjarja paraprake

Doktor Aleksandar Trajanovski, drejtor i ri i TOARKIQU-s

Ngjarja e ardhëshme

Nesër mot i vranët me shi, ndërsa pasnesër rënie të temperaturës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian