Prej nga do të sulmojë Rusia, toka, deti apo ajri? SHBA: Putini i ka të gjitha opsionet në tavolinë, gjithçka mund të ndodhë

Presidenti rus Vladimir Putin po shikon të gjitha opsionet për të sulmuar Ukrainën. Të paktën kështu pretendojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas zëdhënësit të Pentagonit, John Kirby Rusia mund të sulmojë Ukrainën, nga toka, deti dhe ajri, të cilat po i sheh si opsione të mundshme në strategjinë e luftës.

“Në tokë, Putini ka “kombinuar aftësitë e këmbësorisë” por ai ka shtuar gjithashtu  edhe “mbrojtjen ajrore dhe raketore si dhe sulmet nga ajri”, tha Kirby gjatë një konference ditën e sotme.

Sipas tij, Putin gjithashtu ka rritur praninë në det.

Të paktën gjysmë duzine” anije në Detin e Zi që janë LST – ose anije zbarkuese, kanë “një qëllim, dhe ky është të nxjerrin trupat në breg”, tha Kirby, transmeton CNN. 

“Ai ka fuqi të konsiderueshme detare brenda Detit të Zi” tha Kirby. Ndërsa shtoi se “ushtria e Putinit ka aftësinë që trupat e saj të qëndrojnë në terren për periudha më të gjata kohore. Ne kemi parë javët e fundit, shtimin e logjistikës dhe aftësisë së mbështetjes, në mënyrë që të jetë mjaft e qartë se nëse dëshiron, ai do të sigurojë se mund t’i mbajë këto trupa në terren për periudha më të gjata kohore”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Reuters: BE-ja duhet shqyrtojë sanksionet ndaj serbëve të Bosnjës nëse kriza përkeqësohet

Story i radhës

UEFA zbarkon te zyrat e FSHF, kërkon dokumentacion për manipulimet e zgjedhjeve në shoqatat rajonale

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish