Prej 9 ditësh në terapi intensive, ndërron jetë nga Covid-19 mjeku shqiptar

Doktori i njohur nga Skrapari, Esat Pashaj ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të hëne në moshën 72-vjeçare. Ai ishte i infektuar nga koronavirusi dhe ndodhej në gjendje të rënduar.

Prej 9 ditësh ai doktori ishte i shtruar në spitalin infektiv të Tiranës në terapi intensive.

I lindur më 16 maj 1948, doktor Esati ishte dhe njëherësh Anëtar i Këshillit Bashkiak Skrapar dhe njëherësh ishte nëndrejtor i Spitalit Bashkiak.

“Fatkeqësisht, është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare, në këto orë të para të së hënës 5 tetor 2020, doktori i njohur i Skraparit, z.Esat Pashaj. Doktor Esati, siç i thërrisnin të gjithë u nda nga jeta pas prekjes në një stad të avancuar i një sëmundje shkaktuar nga koronavirus, ndërsa ishte i shtruar në Tiranë prej 9 ditësh në terapi intesive.

I lindur në 16.05.1948 dr.Esati ishte edhe njëherësh Anëtar i Këshillit Bashkiak Skrapar dhe njëherësh mbante detyrën e Nëndrejtorit të Spitalit Bashkiak Skrapar”, njoftojnë miq të tij.

Ngjarja paraprake

1 mijë e 328 raste aktive me COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

COVID-19, nga e marta të gjitha baret do të detyrohen të mbyllen në Paris

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian