Pranon Chiellini: Nuk i kam cilësitë e Ramos apo Van Dijk

Kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini, ka pranuar se nuk i ka cilësitë e qendërmbrojtësve, Sergio Ramos apo Virgil van Dijk .

Në një intervistë për So Foot, mbrojtësi italian ka folur për karakterin e tij në fushën e futbollit dhe dëshirën për të luajtur kundër më të mirëve.

Ai ka thënë se pengimi i kundërshtarëve për të shënuar në portën e skuadrës së tij e gëzon më shumë sesa të realizojë ndonjë gol.

“Gëzohem shumë kur e fitoj një duel. Kur e bllokoj një goditje të rrezikshme ose kur e shpëtoj një gol, më kaplon adrenalina. Është një lloj tjetër kënaqësie nga realizmi i golave, nuk krahasohet, por këto shpëtime në ndeshjet e rëndësishme i kam akoma brenda vetes”.

“Goli që e shënova kundër Barcelonës në çerekfinale të Ligës së Kampionëve më dha më pak kënaqësi sesa kur e ndala Harry Kane që të shënonte në minutën e 89-të”, ka thënë Chiellini duke e konsideruar veten dhe ish-mbrojtësin Andrea Barzagli lojtarë të nivelit ‘normal’.

“Mos më keqkuptoni, Andrea ka qenë mbrojtës shumë i mirë, por ne nuk i kemi cilësitë e Sergio Ramos apo Virgil van Dijk”, është shprehur 36-vjeçari. 

Ngjarja paraprake

Marka “Nike” befason partneren e Ronaldos për ditëlindje

Ngjarja e ardhëshme

Britanikja 31 vjeçe, burgoset në Dubai për 2 vite, sepse i tha mikeshës së vetë “ik p***hu”

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian