Prandelli e nis me humbje, Fiorentina në krizë!
Nisi me një humbje aventura e dytë e Cesare Prandellit në stolin e Fiorentinës.
Vijon momenti jo për skuadrën vjollcë që u mposht me rezultatin minimal 0:1 nga Benevento e Simone Inzaghit në shtëpi.
Vendosi gjithçka një gol i Improtas në minutën e 52-të, në një ndeshje ku Fiorentina ishte pa grinë dhe nuk shfaqi ndonjë dëshirë të madhe për ta fituar takimin.
Me këtë fitore Benevento parakaloi pikërisht vjollcët në renditje dhe u ngjit në kuotën e 9 pikëve, 1 më shumë se Fiorentina që pavarsisht përpjekjeve për të barazuar deri në fund, doli pa pikë nga Artemio Franchi.