Potter e vlerëson Ziyechin por i kërkon durim

Graham Potter ka mbetur i kënaqur kur ka parë Hakim Ziyech tek tregonte cilësitë e tij në Kupën e Botës në Katar, por trajneri i Chelseas ka thënë se sa i përket të luajturit titullar në ekipin e tij për këtë duhet durim. 

“Ne i dimë cilësitë e tij, na pëlqen si lojtar. Ai luan mes linjave dhe ka cilësi fantastike dhe këtë e pamë në Kupën e Botës.

Jam i kënaqur që ai e ndihmoi ekipin e tij, kam mbajtur kontakte me të gjatë gjithë Kupës së Botës. Tek Chelsea ka gjithmonë lojtarë të mirë që nuk janë në formacionin fillestar dhe ata duhet të jenë të durueshëm”, ka thënë  Potter.

Maroku ia doli të fitojë vendin e katërt në Botërorin e sapopërfunduar ku triumfoi Argjentina, ndërsa Ziyech ishte nga lojtarët protagonistë në suksesin e kombëtares afrikane.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

(VIDEO) E dashura 17 vjeçare e ka vrarë 16 vjeçarin nga Tetova

Story i radhës

Era Istrefit i refuzohet viza për në Amerikë, humb koncertin në New York

Të fundit nga