Postimet e grupeve publike të Facebook do të shfaqen edhe tek ata që nuk janë pjesë e tyre

Facebook lajmëroi disa ndryshime në grupet e rrjetit social. Kompania thotë se çdo muaj mëse 1.8 miliardë njerëz përdorin Grupet, një komponent kyç i rrjetit social që debutoi një dekadë më parë.

Një prej ndryshimeve më të rëndësishme është se postimet në grupe publike do të fillojnë të shfaqen kudo në platformë.

Kur ndani një postim ose një lidhje, në kohështrirjen tuaj do të shfaqen diskutime dhe postime të grupeve që nuk jeni pjesë e tyre. Këto diskutime do të jenë të ngjashme me tematikat me interes për ju.

Madje motorët e kërkimit do të jenë në gjendje të indeksojnë përmbajtjet dhe bisedat e grupeve publike.

Ndryshimet do të aplikohen vetëm për grupet publike dhe jo ato private. Këto të fundit janë kritikuar për përhapjen e lajmeve të rreme dhe konspiracioneve. Ditën e Mërkure Facebook fshiu 6,500 faqe dhe grupet.

Funksione të tjera që po vinë tek grupet janë bisedat në grup në kohë reale, postime të përbashkëta, sesione pyetje-përgjigje dhe profile individuale për secilin prej anëtarëve të grupeve.

Këto opsione do të vinë në muajt në vijim tha rrjeti social. /PCWorld Albanian

Ngjarja paraprake

Humbjet e ekonomisë në tremujorin e dytë të vitit, kur për dy muaj pothuajse gjithçka ishte e mbyllur, llogariten në rreth 500 milionë euro

Ngjarja e ardhëshme

Të gjitha kompanitë që mund, të paguajnë regres për pushim vjetor, bën apel UZaevi

të fundit nga