Porti i Vlorës me koncesion, PD: Zhvendosja e Portit Detar të Vlorës, aferë korruptive e PS

Prej 25 dhjetorit, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka vendosur të ndalojë qeverinë dhe Ministritë për të dhënë koncesione të reja.

Kjo mbështetur në ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Por vetëm në fillim të janarit Ministria e Energjetikës hapi garën për portin e Vlorës me vlerën 22.7 milionë euro.

Kundër tij tashmë është ngritur dhe Partia Demokratike, duke e cilësuar një aferë korruptive.

“PD denoncon veprimin kriminal të shpërdorimit të fondeve publike të qeverisë socialiste, e cila po godet përsëri qytetarët vlonjatë. Qeveria e grabitjes së pronave publike ka vendosur në mungesë konsultimi me qytetarët zhvendosjen e portit të Vlorës.”

Porti i ri, pritet të ndërtohet në portin detar aktual, dhe për selinë blu do të sjellë edhe dëmtimin e industrisë së peshkimit.

“Do të shënojë shkatërrimin apo falimentimin e plotë të industrisë së peshkimit”.

Sipas të dhënave të APP, 26 shkurti i vitit 2021është afati i fundit për paraqitjen e ofertave nga operatorët privatë për marrjen me koncension të portit.

Ngjarja paraprake

Tragjedia ajrore e Sriwijaya Air, familjarët hedhin lule në mes të detit Java

Ngjarja e ardhëshme

Kur është mosha e duhur që prindërit t’u blejnë fëmijëve një celular?

të fundit nga