Popullata serbe erdhi në trevat shqiptare

Popullata serbe erdhi në trevat shqiptare, përkatësisht në Kosovë si pushtues. Këtu gjetën popullatën iliro-shqiptare autoktone, e cila jetoi shumë shekuj më parë pandërprerë në këto troje.

Liderët e Kosovës dhe të Shqipërisë, duhet të mposhtin frikën, dhe të ndryshojnë strategjinë e ndëshkohet si fuqi kolonialiste nga ana e bashkësisë ndërkombëtare.Në këtë kuptim të strategjisë antikoloniale, nevojitet të emërtohet, të shtrohet dhe të debatohet edhe problemi i Kosovës, i Preshevës, i Bujancit dhe i Medvegjës. Ndryshe, çdo qasje tjetër, tyre për dekolonizimin e territoreve shqiptare në Ballkan.

Pra, kush ia do të mirën Kosovës, ka ardhur koha që liderët e Prishtinës dhe të Kosovës, të pohojnë para gjithë botës, se Kosova nuk është kurrfarë “problemi minoritar serb” në Veriun e saj, por thjesht është problem kolonial 100-vjeçar (1912-1999).Mirëpo, me gjithë këtë konstatim vlerësues të Prof.Dr. Daniel Server, se “Vuçiq nuk do ta njohë Kosovën”, duhet theksuar se, jo vetëm presidenti aktual serb Aleksandar Vuçiq, por anjë president tjetër, që do të vijë pas tij, dhe, madje, asnjë serb nuk do ta njohë Republikën e Kosovës, sepse thjesht nuk guxojnë nga Kisha ortodokse retrograde serbe, si dhe nga forcat ekstremiste-reaksionare-fashiste dhe nacionalshoviniste serbe, të cilat ushqehen me mitet etnocentriste dhe me historinë e rreme falsifikatore serbomadhe, se gjoja “Kosova është djepi dhe koka e Serbisë”. Këtë histori të falsifikuar, së pari e ka shkruar Kisha Ortodokse Serbe, e cila ka meritat kryesore politike për formimin e autonomisë nën Perandorinë Osmane, dhe më pastaj, edhe për pavarësinë e Serbisë në Kongresin e Berlinit (1878).

Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që të ketë qenë objekt i shtypjes nacionale siç ishte populli shqiptar, i cili jeton në trojet e veta autoktone në Kosovë e gjetiu. Mjeti më drastik, përveç shtypjes, terrorit, dhunës, likuidimit fizik etj. ishte edhe spastrimi etnik i trojeve shqiptare dhe kolonizimi me elementin serb. Kështu, Kosova, edhe pse truall etnik i shqiptarëve, vazhdimisht u ballafaqua me pretendimet e pushtetit serb për kolonizim dhe kështu me dhunë të ndryshohet struktura e popullsisë që pastaj do të bënte sllavizimin dhe shkrirjen graduale të popullit autokton shqiptar. Serbia gjatë historisë shfrytëzoi të gjitha modelet e kolonizimit të trojeve shqiptare, e në veçanti të Kosovës, e cila është edhe objekt trajtimi në këtë punim.

Populli shqiptar ndër popujt më të vjetër të Evropës, mbi të cilin u vërsulën stuhi të shumta dhe rrallë mund të ketë ndonjë popull në botë që të ketë pasur pushtime dhe pushtues kaq të egër, që kanë njohur këto troje të banuara me iliro-shqiptarë. Në tokat ilire, e më vonë të arbërit të paraardhësve të shqiptarëve, u vërsulën një mori pushtuesish me qëllim që të gllabërojnë pjesë sa më të mëdha nga trungu ilir. Ata pushtues, arsenalin e vet do ushtrojnë me masakra, vrasje, djegie, vjedhje të kulturës shpirtërore e materiale. Të parët në këto fushata qenë grekët dhe romakët, të cilët jo vetëm që do të robërojnë banorët vendës, duke i helenizuar e romanizuar, por do t’u plaçkisin çdo gjë, duke zhdukur qenien ilire. Më vonë gjithë kjo do t’u mundësojë fiseve sllave që posa kishin zbritur nga Karpatet, më lehtë t’i nënshtrojnë e më lehtë t’i asimilojnë.

Kolonizimi i trojeve në Kosovë është një proces, që pikësynim kryesor i gjithë politikës dhe i makinerisë ushtarake serbe e pastaj edhe jugosllave, në të gjitha periudhat kohore, ka qenë sllavizimi i Kosovës. Ndërkaq, gjatë historisë janë vërejtur edhe oshilime, herë ngadalësim e herë shpejtësim i hovshëm të procesit kolonizues, gjë që varej nga rrethanat politike, ekonomike e shoqërore që ishin të pranishme. Mirëpo, si proces, ai nuk është ndalur asnjëherë.

Për të realizuar sllavizimin e territoreve shqiptare mbi popullin tonë u veprua me masa e me mjete të ndryshme politike e ushtarako-policore, kuptohet edhe me ato ekonomike e sociale. Masat ishin sa antinjerëzore, aq edhe fashiste e të egra. Ato shkonin nga ato të ngacmimit e të kontrollimit të vazhdueshëm policor, deri tek rrahjet, vrasjet e zhdukjet masive të vendësve.

Për realizimin e qëllimeve pushtuese të kolonizimit të Kosovës me elementin sllav dhe dëbimin e shqiptarëve nga atdheu i tyre, në politikën e tyre antishqiptare ishin angazhuar akademikë serbë, politikanë, shkrimtarë, nobelistë, historianë, ushtarakë madhor, mësues, pedagogë, diplomatë të karrierës, të cilët në bazë të udhëzimeve të kupolës së piramidës shtetërore serbe hartuan projekte, platforma, memorandume, programe, mbajtën tribuna të fshehta e të hapura, u tubuan në konferenca e simpoziume “shkencore”, organizuan tryeza të rrumbullakta në emër të “Serbisë së Vjetër”, çuan mesha drejt qiellit, shenjtëruan ose mallkuan luftëtarët serbë e shqiptarë, shkruan libra e monografi plot mllefe, shpërndanë fletushka me subjekte të trilluara dhe me ngjarje të stisura, me heronj të paqenë, me teza demagogjike që profanonin popullin shqiptare dhe kulturën, moralin dhe traditat e tij shekullore.

Liderët e Kosovës dhe të Shqipërisë, duhet të mposhtin frikën, dhe të ndryshojnë strategjinë e ndëshkohet si fuqi kolonialiste nga ana e bashkësisë ndërkombëtare.Në këtë kuptim të strategjisë antikoloniale, nevojitet të emërtohet, të shtrohet dhe të debatohet edhe problemi i Kosovës, i Preshevës, i Bujancit dhe i Medvegjës. Ndryshe, çdo qasje tjetër, tyre për dekolonizimin e territoreve shqiptare në Ballkan.

Ngjarja paraprake

9 vende ku nuk duhet të shkoni kurrë pa dezinfektant me vete

Ngjarja e ardhëshme

Motra dhe rivale!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian