Pompeo për vizitë në Greqi, takohet me homologun Dendias

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, u takua me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, raporton Anadolu Agency (AA).

Pompeo në kuadër të ndalesës së parë të programit të tij në Greqi në qytetin e Selanikut e takoi homologun Dendias, me të cilin biseduan zhvillimet në fushën e mbrojtjes, bashkëpunimit të energjisë dhe zhvillimet në Mesdheun Lindor.

Në kuadër të vizitës pritet të nënshkruhet marrëveshje në fushën e shkencës dhe teknologjisë mes dy vendeve.

Ndërkohë sonte në Selanik do të organizohet një protestë ndaj vizitës së Pompeo-s.

Pas takimeve në këtë qytet Pompeo do të takohet në një darkë me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis në ishullin e Kretës. Nesër në mëngjes do ta vizitojë Bazën Detare në Souda, ku do të zhvillojë konferencë të përbashkët me Mitsotakis.



. .

Ngjarja paraprake

“Zoti egziston” Djali i Ilva Tares feston 3-vjetorin dhe ajo s’mund të ishte më e lumtur

Ngjarja e ardhëshme

Dy persona vjedhin nën kërcënimin e thikës një djalë të ri

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian