Pompeo do të vizitojë Japoninë, Mongolinë dhe Korenë e Jugut

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, gjatë datave 4-8 tetor do të vizitojë Japoninë, Mongolinë dhe Korenë e Jugut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Morgan Ortagus, ka bërë një deklaratë lidhur me vizitat që do të zhvillojë Pompeo.

Thuhet se Pompeo më 6 tetor do të vizitojë kryeqytetin e Japonisë Tokio ku do të zhvillojë bisedime në kuadrin e aleancës (Quad) të SHBA-së, Indisë, Japonisë dhe Australisë dhe do të diskutojë problemet e përbashkëta me zyrtarët japonezë.

Ndërsa më 7 tetor do të vizitojë kryeqytetin Ulan Bator të Mongolisë dhe më 7-8 tetor do vizitojë kryeqytetin Seul në Korenë e Jugut dhe do zhvillojë takime me zyrtarët koreanojugorë.



. .

Ngjarja paraprake

Turqia arreston 13 të dyshuar të DEASH-it

Ngjarja e ardhëshme

Tribunë onllajn për valorizim të punës së kuadrit akademik

të fundit nga