Polonia do të ndërtojë spitalin e parë të përkohshëm për pacientët me COVID-19

Polonia ka vendosur të ndërtojë spitalin e saj të parë të përkohshëm për të trajtuar pacientët e prekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në stadiumin kombëtar të kryeqytetit Varshavë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat lokale raportojnë se ndërtimi do të fillojë së shpejti për një spital të përkohshëm me 500 shtretër në terren, me numrin e shtretërve që do të rritet më vonë.

Dje, Polonia raportoi 8.536 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 175.766.

Sipas shifrave të fundit nga Universiteti Johns Hopkins me bazë në SHBA, numri i të vdekurve në vend është rritur në 3.573.



. .

Ngjarja paraprake

Edhe një shtet shënon rritje rekorde të rasteve ditore me COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

Shënon rritje numri i të sëmurëve me Covid-19 nëpër çerdhe

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian