Pollo: Dorëheqja e Bashës zgjidhja e situatës në PD. Protestat shenjë shprese kundër padrejtësisë

Ish-deputeti i PD, Genc Pollo u shpreh se zgjidhja për situatën e tensionuar brenda partisë do ishte dorëheqja e Lulzim Bashës nga posti.

Në një intervistë për Ora News, Pollo tha se nëse Basha do të ishte larguar që kur humbi zgjedhjet PD nuk do ishte në këtë situatë që është sot.

Genc Pollo: Ajo që pritet është dorëheqja e Lulzim Bashës dhe unifikimi i partisë, zgjidhja në mënyrë normale e çështjes së godinës, jo zvarritja me gjykata dhe jo tentimi me konfrontime. Kjo duhet të kishte ndodhur më 26 prill ose me 6 mars. Po më mirë votë se sa kurrë. Fjala dorëheqje do të ishte  një ndihmë për normalizimin e partisë, që të kemi  një opozitë funksionale. Dorëheqja e Lulzim Bashës do na i kishte kursyer këtë shfaqje të padenjë të pakëndshme në PD.

Pollo ka komentuar dhe protestat kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve ushqimore, duke thënë se lëvizja e qytetarëve është shenjë shprese që shoqëria reagon ndaj padrejtësisë. Ai tha se në vendin tonë taksa e karburantit është më e shtrejtë se në Mal të Zi, Kosovë dhe Serbi, ndërkohë që cilësia është më e dobët.

Genc Pollo: Protestat janë një shenjë e madhe shprese që shoqëria reagon ndaj padrejtësisë, dhe nuk janë probleme të shkaktuara nga lufta. Struktura e çmimit të energjisë nga viti 2015 e këtej është e tillë që është rritur shumëfish vetëm nga taksa Rama. Taksa e qarkullimit të Edi Ramës u pesëfishua nga Rama.  Ne kemi taksën më të shtrenjtë se Mali i Zi, Kosova dhe Serbia dhe cilësinë e kemi më të keqe se këta. Kjo protestë duhet të kishte ndodhur prej 7 vitesh. Taksa e qarkullimit që ka vënë Rama nuk ekziston në asnjë nga vendet fqinje kufitare.  Ne I kemi mundësinë që të ulim këto taksa po të kishim një qeveri nga populli për popullin.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ministri Peci: Kosova e para në rajon për mbështetjen e fermerëve

Story i radhës

Android 13 nuk do të dërgojë njoftime pa lejen e përdoruesve.

Të fundit nga