Politikanët e RMV-së kanë nisur pushimet, zbulohen destinacionet e përzgjedhura

August 7, 2022
1 minut lexim

Presidenti i Maqedonisë, Stevo Pendarovski do të pushojë disa ditë në Britani, ndërsa kryeparlamentari Talat Xhaferi do të shkojë në plazh në Shqipëri.

Vetëm nga Qeveria nuk morëm përgjigje se për cilin destinacion ka vendosur kryeministri.

Nga partia e Kovaçevskit konfirmuan se ai këto ditë është me pushime, por cila është agjenda e tij, nuk na dërguan përgjigje për ta pyetur.

Siç raporton Alfa, Lideri i VMRO-DPMNE-së, Mickoski me familjen ndodhet në Mal të Zi.

Politikanët kanë zgjedhur lokacionet ku do të pushojnë këtë verë.

Presidenti i vendit nuk do të përdorë pushimet klasike, ai do t’i bashkohet gruas së tij, e cila ndodhet vetëm për disa ditë me qëndrim studimor në Britani.

“Shpenzimet për udhëtimin dhe qëndrimin i mbulon presidenti nga fondet private”, u përgjigjën nga kabineti i Pendarovskit.

Liderit të VMRO-DPMNE-së padyshim që i pëlqen deti Adriatik si destinacion i preferuar dhe e njëjta gjë vlen edhe për muajin në të cilin ai pushon.

Kështu ka qenë edhe dy vite më parë kur ai ka udhëtuar në Kroaci, menjëherë pas festës së Ilindenit.

“Mickoski tashmë disa ditë nga pushimet e tij verore po kalon në bregdetin malazez, gjatë të cilave ai e shfrytëzoi kohën për të qenë me familjen e tij”, tha parTia e Mickoskit.

“Edhe kryeparlamentari Xhaferi vitet e fundit po pushon në Ballkan dhe këto janë pushimet e dyta radhazi që ai po kalon në Shqipërinë fqinje”, thanë nga zyra e tij për Alfa.

Të zgjedhurit e popullit janë tashmë në plazh.

Pushimet e tyre kanë nisur më 1 gusht dhe në fund të muajit do të kthehen në punë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Reprezentuesi francez tërheq shumë interes nga klubet anembanë Evropës

Story i radhës

Lypsarët ‘vërshojnë’ Strugën

Të fundit nga

ShkoLartë