Politika e jashtme e Turqisë merr notën më të lartë nga arabët

Turqia mori vlerësimin më të lartë nga arabët në lidhje me politikën e saj të jashtme midis shtatë fuqive rajonale dhe globale, sipas një sondazhi nga Qendra Arabe në Washington, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sondazhi i organizatës hulumtuese jofitimprurëse hulumtoi perspektivat e arabëve në lidhje me politikat e vendeve të tyre dhe ato të fuqive rajonale dhe globale.

Turqia renditet e para

Gjithsej 58 për qind e të anketuarve i vlerësuan politikat e jashtme të Turqisë si “pozitive” ose “pozitive në një farë mase”.

Njëzet e tetë për qind kishin pikëpamje negative mbi politikën e jashtme të Ankarasë, ndërsa 14 për qind janë përgjigjur me “nuk e di” ose nuk kanë pranuar të përgjigjen.

Turqia është ndjekur nga Kina me 55 për qind dhe Gjermania me 52 për qind.

“Vlerësimi më negativ i opinionit publik arab në sondazhin për periudhën 2019-2020 është ai për politikat e jashtme të SHBA-së, Rusisë, Iranit dhe Francës”, thuhet në sondazh.

SHBA dhe Irani kanë marrë vlerësimin më të lartë negativ, pasi 58 për qind e të anketuarve kanë shprehur mospëlqim për politikat e tyre të jashtme.

Për më tepër, 89 për qind besojnë se Izraeli përbën kërcënim, 81 për qind besojnë se SHBA përbën një kërcënim dhe 67 për qind e të anketuarve shprehën bindje se politikat iraniane kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

Indeksi i Opinionit Arab 2019-2020 zhvilloi intervista ballë për ballë me 28.288 të anketuar në 13 vende arabe, duke përfshirë Algjerinë, Egjiptin, Irakun, Jordaninë, Kuvajtin, Libanin, Mauritaninë, Marokun, Palestinën, Katarin, Arabinë Saudite, Sudanin dhe Tunizinë.



.. .

Ngjarja paraprake

Peja dhe Gucia me ofertë të përbashkët të turizmit kulturor

Ngjarja e ardhëshme

Mënyrat efektive që ju ndihmojnë të trajtoni mendimet tuaja negative në një mënyrë pozitive

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian