“Politika” e Beogradit, fyerje fashiste për Madeleine Albright

March 24, 2022
1 minut lexim

Gazeta ,,Politika,,e Beogradit në 118 vjet të botës së lajmit, ishte në krah të regjimeve të Serbisë fashiste dhe kundër popullit shqiptar në Kosovë.

Me rastin e vdekjes së sekretares së shtetit të Amerikës, Madeleine Albright,mike e madhe e popullit shqiptar në Republikën e Kosovës, në Serbi është pritur me buzë në gaz(!).

Në faqet e gazetës ,,Politika,,janë botuar një seri të shkrimeve për jetën dhe veprimtarinë diplomatike të Madeleine Albright deri në kohën kur NATO bombardoi Serbinë((1999) e kryekriminelit Slobodan Millosheviq në mbrojtje të shqiptarëve dhe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Për të treguar fytyrën anti-qytetërim dhe urrejtja patologjike kundër Amerikës dhe Kosovës,kjo gazetë e Beogradit vajton kohën e bombave të NATO dhe,së këndejmi bën disa paralele më luftën e shtetit sovran të Ukrainës me regjimin kriminal të Vladimir Putinit.

,,Politika,,e Beogradit përmes fotografive të sajuara më shëmtinë e dorës së redaksisë(sic!)ka shkelur rëndë kodin e gazetarisë me mesazhe fashiste kundër Madeleine Albright, mikës së madhe të shqiptarëve dhe gruaja e parë në krye të diplomacisë në Amerikë.

,,Politika,,për 118 vjet të veprimatrisë së lajmit,ishte dhe është në shërbim të regjimit në Serbi,që,përmes vijave antishqiptare në Ballkan,sajon logjistikën vrastare,shoviniste,anti-njeri dhe anti-Zot kundër popujve jo serb dhe të shqiptarëve në tokën etnike në hapësirën ballkanike.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Papa kundërshton sanksionet ndaj Rusisë

Story i radhës

Ndahet nga jeta në moshën 74 vjeçare, kush ishte shpikësi i klipeve GIF

Të fundit nga

ShkoLartë