Policia turke sekuestron 220 kilogramë kokainë

Policia turke në një operacion kundër drogës ka sekuestruar 220 kilogramë kokainë të martën në një anije mallrash nga Brazili në qytetin jugor të Turqisë, Mersin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vlera e drogës së konfiskuar në tregun e zi arrin në një miliard lira turke.

Prokurori i Mersinit tha se ekipet kundër narkotikëve kryen kontroll në anijen nga Brazili dhe gjetën një kontejner të ngarkuar me letër, ku ishte fshehur kokaina.

Dy trafikantë të dyshuar të drogës u arrestuan.



.. .

Ngjarja paraprake

Moti me diell dhe vranësira të vogla, temperatura deri më 23 gradë

Ngjarja e ardhëshme

Alessandra Ambrosio përsëri në plazh, por jo me bikine

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian