Policia turke arreston 23 të dyshuar lidhur me FETO-n

Forcat turke të sigurisë arrestuan të paktën 23 persona për lidhjet e tyre të dyshuara me organizatën terroriste FETO, grupi që qëndron pas grusht shtetit të mposhtur të vitit 2016, theksuan sot burimet e sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Prokurorët në provincën lindore Van lëshuan urdhra arrestimi për 7 të dyshuar mbi lidhjet e tyre të pretenduara me organizatën.

Ekipet e policisë anti-terroriste kapën 6 nga të dyshuarit në operacione të njëkohshme në dy provinca, me përpjekjet për të gjetur një të mbetur.

Ndaras, prokurorët në provincën qendrore Aksaray lëshuan urdhra arresti për 17 të dyshuar, përfshirë ish-drejtorët e sigurisë. Ata u ndaluan në operacione të njëkohshme në të nëntë qytete.

FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA Fetullah Gülen orkestruan përpjekjen për grusht shteti më 15 korrik të vitit 2016, në të cilën 251 njerëz u martirizuan dhe gati 2.200 u plagosën.

Turqia gjithashtu akuzon FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.



.. .

Ngjarja paraprake

​Ambasadori gjerman i ofron mbështetje Komunës së Kamenicës

Ngjarja e ardhëshme

Goditet Interi, ylli i skuadrës rezulton pozitiv me Covid-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian