Policia shton kontrollet për pajisjet dimërore gjatë ngasjes

Në këto ditë kur temperaturat kanë shënuar rënie dhe nisur nga vështirësitë që krijohen në qarkullimin e automjeteve si pasojë e mjegullës, shiut, erës, borës dhe ngricave, është e obligueshme që qytetarët të kenë pajisje dimërore.

Ndaj, për këtë Policia e Kosovës zhvilloi një aksion për të parë nëse ngasësit i posedojnë këto pajisje në makinë.

Nazmi Zogaj, toger në njësinë e trafikut në Policinë e Kosovës, bëri të ditur për gjobat që zbatohen për ata që nuk i posedojnë pajisjet dimërore.

“Zakonisht janë gomat dimërore me 4 mln që janë të përcaktuar për dimër. Për drejtuesit e automjetit që nuk i kanë këto pajisje- gjobat janë prej 40 eurove”, ka thënë Zogaj.

Në stinën e dimrit, kur edhe rrezikshmëria në komunikacion rritet, Policia apelon te qytetarët që të kenë kujdes dhe të jenë të përgatitur me pajisje të nevojshme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

17 vende anëtare të BE-së dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Türkiyen e goditur nga tërmeti

Story i radhës

“A është vënë në rrezik opozita shqiptare?”, Shehu për çështjen “McGonigal”: Ngjarje e rëndë!

Të fundit nga