Policia shpall në kërkim një person, për veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë’’

May 15, 2025
1 minut lexim

Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, respektivisht Stacioni policor i Podujevës ka shpallur në kërkim një person.

Kjo për shkak të veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë’’.

Lidhur me këtë Policia ka paraqitur edhe fotografinë e të dyshuarit lidhur me këtë rast.

‘’Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, në hetimin që po zhvillohet për rastin “Vjedhja e rëndë” të ndodhur më 06.11.2024, në rrugën “Fitorja” në fshatin Letanc në Podujevë,  kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së tij’’ thuhet në njoftim.

Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë identifikimit dhe arrestimit sa më të shpejtë të të dyshuarit, thuhet më tutje.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Alpinisti filipinas vdes duke u ngjitur në malin Everest

Story i radhës

Gazetari nga Zvicra: Shqipëria mund ta fitojë Eurovizionin me këngën “Zjerm”

Të fundit nga

ShkoLartë