Policia sekuestroi rreth 300 mijë euro në Durrës, kush është pronari i firmës, i dënuar më parë për trafik

Policia e Portit të Durrësit sekuestroi dje 294 030 euro brenda një automjeti.

U arrestohet në flagrancë drejtues i mjetit, u procedua penalisht 1 tjetër si dhe u shpall në kërkim pronari i firmës që merrej me transportin e mjeteve.

Mësohet se është arrestuar Ferdinant Murikaj 29 vjeç, si dhe është shpallur në kërkim pronari i kompanisë së transportit të makinave, Erion Jovani.

36 vjeçari Erjon Jovani, pronari i firmës që ka në pronësi kamionin e kapur me sasinë e madhe në euro në Portin e Durrësit, 4 vite më parë u arrestua pasi u zbulua po në Portin e Durrësit me 190 kilogramë kanabis.

Erjon Jovani, banues në Durrës, u akuzua se në bashkëpunim me drejtuesin e kamionit, E.T, i arrestuar në flagrancë, kanë tentuar të trafikojnë drejt Italisë lëndën narkotike.

Në atë kohë, mjeti me 158 pako kanabis u kontrollua në skaner, pas dyshimeve të policisë në vijën e dytë të kontrollit portual.

Në lidhje me eurot që u sekuestruan sot, nuk dihet nga janë nisur, mënyra e sigurimit të tyre dhe destinacioni. Policia tha se ndaloi ky kamionë që transportonin automjete nga Italia në Shqipëri.

Pronari mjetit dhe njëherësh i kompanisë “Bella Trans” nuk është kapur ende nga policia.

Ngjarja paraprake

Horoskopi për sot, e shtunë 14 nëntor 2020

Ngjarja e ardhëshme

Nate Diaz: Rekordi i Khabib është 29-1, shpulla ime vlen sa një humbje

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian