policia sekuestroi bazen materiale qe pd perdorte ne tubime reagon balliu protesta eshte e drejte universale 6782874e09a3f

Policia sekuestroi bazën materiale që PD përdorte në tubime, reagon Balliu: Protesta është e drejtë universale

January 11, 2025
min lexim

Koordinatorit i PD për rajonin e Tiranës, Klevis Balliu, ka bërë një deklaratë përmes së cilës denoncon sekuestrimin nga policia, të bazës materiale që PD përdor për tubimet dhe protesta.

Balliu thotë se një gjë e tillë është antiligjore, teksa thekson se protestat janë drejtë universale që parashikohen dhe mbrohen me konventa dhe ligje kombëtare e ndërkombëtare.

“Ligji parashikon qartë se Policia njoftohet për tubimin, vendin, orën dhe qëllimin e saj. Ajo nuk jep leje, por vetëm monitoron dhe siguron rendin”, tha Balliu.

Balliu thotë se Partia Demokratike dënon me forcë dhe e neverit këtë polici që sipas tij “fut duart në rraqet e opozitës pasi i ka ngritur duart përballë krimit”.

Balliu njoftoi se do të ketë padi penale për shkelje të ligjit dhe mohim të së drejtës për tubim dhe protestë ndaj shefit të komisariatit nr. 1 Robert Losha dhe ndaj ministrit Brendshëm, Ervin Hoxha.

Deklaratë e koordinatorit të PD për rajonin e Tiranës, Klevis Balliu:

Kushtetuta dhe ligji nuk lënë vend për interpretime sa i takon të drejtës së protestës dhe tubimit. Protesta është e drejtë universale që parashikohet dhe mbrohet me konventa dhe ligje kombëtare e ndërkombëtare. Ligji parashikon qartë se Policia njoftohet për tubimin, vendin, orën dhe qëllimin e saj. Ajo nuk jep leje, por vetëm monitoron dhe siguron rendin.

Për terroristët e kuq ligji, Kushtetuta dhe konventat nuk kanë rëndësi. Ata nuk janë policë të ligjit, por të urdhrit. Pasi përndoqën opozitën dhe dështuan me turp, tani kanë vendosur të bllokojnë bazën materiale të Partisë Demokratike.

Dje policët dhe shefi i Komisariatit 1, Robert Losha, kanë marrë urdhër nga ai që urdhërohet nga bandat, narkoministri Hoxha, që të sekuestrojnë bazën materiale të Partisë Demokratike, e cila përdoret në protestat apo takime të kryetarit të opozitës.

Narkopolicët që i tremb hija e narkobanditëve, kanë filluar operacione publicitare për të ndaluar foninë, mikrofonat, pultin e regjisë të takimeve të Sali Berishës dhe opozitës.
Deri këtu e ka poshtëruar veten policia e të birit të Kristaqit dhe nipit të Enverit.

Partia Demokratike e dënon me forcë dhe e neverit këtë polici ‘që fut duart’ në rraqet e opozitës pasi i ka ngritur duart përballë krimit. Për shefin e komisariatit nr. 1 Rober Losha dhe për ministrin e Brendshëm, do të ketë padi penale për shkelje të ligjit dhe mohim të së drejtës për tubim dhe protestë.

Përdhunuesit serial të Kushtetutës, po nga Kushtetuta dhe ligji që shkelen do të dënohen. Në Librin e Zi të shkelësve të ligjit, emrat e tyre do të shënohen me të kuqe, në mënyrë që nesër të marrin përgjigjen, jo të hakmarrjes, por të rivendosjes së ligjit. NarkoProdës i bëjmë thirrje të mos e provokojë opozitën dhe të mos e bëjë qesharake armën e Policisë.

Ky akt antiligjor që dhunon të drejtën e protestës dhe ligjin për tubimet, tregon qartë porosinë që ka marrë narkopolica në prag të zgjedhjeve të 11 majit. Çdo gjë kundër opozitës dhe Sali Berishës! Edhe ne do t’u përgjigjemi me çdo gjë, me çdo mjet, me çdo mënyrë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

9 viktima nga 842 aksidente ne tetove ne 2024 shkaktaret kryesore tejkalimi i shpejtesise dhe infrastruktura 678282658983c
Story i mëparshëm

9 viktima nga 842 aksidente në Tetovë në 2024, shkaktarët kryesorë tejkalimi i shpejtësisë dhe infrastruktura

dialogu strategjik per te cilin u dakorduan shba dhe kosova keto jane pritshmerite mbi te ja pse permendet serbia 678290ae84cb7
Story i radhës

Dialogu strategjik për të cilin u dakorduan SHBA dhe Kosova, këto janë pritshmëritë mbi të – ja pse përmendet Serbia!

Të fundit nga

Feyenoord shpartallon Bayernin, Milani fiton

Bayerni ëlshtë shpartalluar në Roterdarm duke pësuar humbje me rezultat 3:0 nga Feyenoordi, në takimin e xhiros së shtatë të Champions League në futboll. Vendasit shkëlqyen me lojë.  Ndeshjet  Milan – Girona

LDK nesër mban konferencë për media

Gjatë ditës së nesërme Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media. Sipas njoftimit konferenca do të mbahet në ora 11:00 në Selinë Qendrore të LDK-së. Po ashtu nga LDK-ja
ShkoLartë