Policia refuzoi të japë leje për protestën e 6 Dhjetorit, vjen reagimi i parë nga PD: Askush nuk e ndal të drejtën e qytetarëve

Partia Demokratike ka reaguar pas qëndrimit të policisë e cila refuzoi të japë leje për protestën e datës 6 Dhjetor në Tiranë.

Deputeti i PD, Flamur Noka është shprehur mbrëmjen e sotme për Klan News se ata kanë njoftuar policinë në lidhje me tubimin pasi nuk marrin leje për të ushtruar të drejtat e qytetarëve.

“Protesta është e drejtë demokratike e fituar që në dhjetor të ’90. Askush s’mund të ndalë të drejtën për të protestuar. Nuk i marrim leje askujt në Shqipëri për të protestuar. Në bazë të ligjit njoftojmë se protesta do të bëhet do apo nuk do regjimi”, ka thënë Noka.

Në shkresën e saj policia thekson se protesta brenda perimetrit të sigurisë të caktuar për mbarëvajtjen e samitit BE-Ballkani Perëndimor që mbahet në Tiranë në të njëjtën datë, mund të përbëjë kërcënim për sigurinë kombëtare.

Më tej ajo thekson se tubimi mund të mbahet jashtë këtij perimetri dhe policia është e gatshme të garantojë mbarëvajtjen e saj.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Reali nuk mendon rikthimin e Ronaldos

Story i radhës

Ilaçi më i mirë natyral kundër dhimbjes së kokës, thjesht shtoni pak lëng limoni në këtë pije

Të fundit nga