Policia peruane kap 58kg kokainë në pako të veshura me flamur nazist

Drogat e gjetura në një ngarkesë që kishte si destinacion Blegjikën kishin gjithashtu emrin e Hitlerit të printuar në pakot.

Policia në Peru tha se substancat ishin ndarë në 58 pako një kilogramëshe por nuk kishin zbuluar akoma lidhjen e tyre me simbolikat e forta naziste.

Zbulimi u bë në porti e Paita, në brigjet peruane të oqeanit Paqësor, pranë kufirit me Ekuadorin.

Drogat ishin fshehur në një kontejner që mbante parime dhe asparagus, në anijen me flamur liberian SC Anisha R që ishte ankoruar më herët në Ekuador, nga ku besohet se vijnë drogat.

Autoritetet peruane tregonin imazhet e kapjes duke treguar se droga ishte zbuluar e fshehur në sistemin e ventilimit të një konteineri.

Pas zbulimit policia tha se vijoi të kontrollonte rreth 80 konteinerë të tjerë por pa gjetur më shumë droga.

Autoritetet peruane kanë gjetur edhe më parë droga që trafikohen drejt Evropës apo vendeve të tjera por asnjë herë me flamur nazist.

Zyrtarët në Peru llogarisin se vendi prodhon rreth 90 ton kokainë në vit e cila transportohet ilegalisht drejt Evropës nga deti ose me avionë të vegjël, pasi shpërndahet më parë në portet e Atlantikut të Amerikës Latine.

Peru është vendi i dytë më i madh në botë për rritjen e bimës së kokas, sipas Kombeve të Bashkuara.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ministri serb i Mbrojtjes: Nuk përjashtojmë asnjë përgjigje adekuate të Serbisë

Story i radhës

EP Hajvalia kampione në Sigal Superligën e Kosovës 

Të fundit nga