Policia parandaloi hyrjen ilegale të 252 emigrantëve

Si pjesë e operacionit “Refleksi”, nëpunësit e policisë nga disa njësi organizative të Ministrisë së Punëve të Brendshme parandaluan hyrjen e 252 migrantëve përgjatë kufirit me Greqinë, Bullgarinë dhe Serbinë dhe brenda, në territorin e Republikës së Maqedonisë të Veriut.

Njoftimi i sotëm nga Ministria e Punëve të Brendshme kujton edhe ditën e djeshme kur u arrestua edhe një grup i organizuar kriminal me 12 anëtarë për kontrabandë me emigrantë.

MPB, nënvizohet, edhe gjatë periudhës së ardhshme do të vazhdojë me masat dhe aktivitetet për parandalimin e hyrjes ilegale në territorin e Republikës së Maqedonisë të Veriut.

Ngjarja paraprake

Pandemia Covid-19, Zaev përjashton mbylljen e shtetit

Ngjarja e ardhëshme

Filipçe: Një përqindje serioze e të infektuarve të rinj nuk e dinë se ku janë infektuar

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian