policia ne shtime me aksion per te larguar veturat nga trotuaret 66faa5352c38a

Policia në Shtime me aksion për të larguar veturat nga trotuaret

September 30, 2024
1 minut lexim

Policia në Shtime ka nisur një aksion për largimin e veturave nëpër vendparkingje të ndaluara me shenja të komunikacionit rrugor.

Në njoftimin thuhet se ky aksion është ndërmarrë pas disa ankesa të qytetarëve të Shtimes se shoferët po e pengojnë qarkullimin e lirë të këmbësorëve nëpër trotuare.

“Aksioni ka për qëllim lirimin e trotuareve dhe të rrugëve nga parkingjet e parregullta. Veç, vërejtjeve të shumta policore për drejuesit e autmjeteve, sot gjatë ditës policia ka shqiptuar 15 gjoba për kundërvajtje në komunikacion , kryesisht për parkingje të parregullta”.

“Policia e stacionit në Shtime do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, me synim që trotuaret në qytetin e Shtimes të jeni të lira për këmbësorë. Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.”

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

vmro dpmne regjistrohet si levizje ne serbi 66faa4b88cd05
Story i mëparshëm

VMRO-DPMNE regjistrohet si Lëvizje në Serbi

sara muhametaj ylli i ri ne muzike nen kujdesin e techpro records 66faa786a796c
Story i radhës

Sara Muhametaj: Ylli i Ri në Muzikë nën Kujdesin e Techpro Records

Të fundit nga

ShkoLartë