Policia “në gjah” pas gjuetarëve

Shkup, 4 Dhjetor – Në territorin e gjithë shtetit, në zonat e caktuara për gjueti, policia ka ndërmarrë një aksion kontrolli duke gjetur një sërë parregullsish nga ana e gjuetarëve. Aksioni është zhvilluar sot në orët e para të mengjesit.

 

“Sot (04.12.2022), në periudhën nga ora 04.00 deri në ora 08.00, në zonën e SPB Shkup, SPB Kumanovë, SPB Tetovë, SPB Ohër, SPB Veles, SPB Manastir dhe SPB Shtip, është bërë kontroll aksionar i zonave dhe lokacioneve. ku kryhej gjuetia. Gjatë kontrollit në zonën e SPB Shtip, zyrtarët policorë nga Shtipi, ia kanë konfiskuar M.S (47) një pushkë gjuetie “Browning” të kalibrit 30-06, pasi numri i pushkës nuk përputhet me numrin e patentës.

Po ashtu, në territorin e SPB Shkup është konstatuar një kundërvajtje nga neni 104 i Ligjit për pyje, gjegjësisht një person ka transportuar një masë të drunjve pa dokumentet e nevojshme. Gjatë kontrollit janë konstatuar shkelje të Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor dhe Ligjit për Automjete”, thuhet në raportin e MPB-së.

Burimi: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

Turkyilmaz: Zvicra që ngjall frikë, Xherdan Shaqiri i ka të gjitha liritë

Story i radhës

Grimerja e njohur nga Ohri, Maya Mia gjendet e vdekur në Afrikë

Të fundit nga