Policia “me dorë të hekurt” gjatë fundjavës/ Vendos 8807 masa administrative dhe arreston 32 shoferë

Gjatë fundjavës, policia ka vendosur 8807 masa administrative për shkelje të ndryshme, ndërsa janë arrestuar 32 shoferë dhe janë pezulluar 180 leje drejtimi.

Shoferët janë vënë në pranga për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe drejtim mjeti pa leje. Sa i përket gjobave, 3682 masa administrative janë për shkelje që janë burim për përfshirje në ngjarje rrugore dhe 5125 masa administrative për parkime të gabuara dhe shkelje të tjera të parashikuara nga Kodi Rrugor.

Njoftimi i plotë

Vijojnë kontrollet e pandërprera në të gjithë vendin, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Gjatë fundjavës: 32 drejtues mjetesh të arrestuar, 180 leje drejtimi të pezulluara dhe 8807 masa administrative.

Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore në DVP Tiranë dhe me Sektorët e Policisë Rrugore në 11 Drejtoritë Vendore të Policisë, ka intensifikuar kontrollet, duke përdorur mjetet e pauniformuara, kamera të vendosura në automjete, radarë, alkooltestues dhe dronë, në të gjitha akset rrugore kombëtare dhe rrugë të tjera të evidentuara si njolla të zeza për shkak të ngjarjeve rrugore me pasoja të ndodhura më parë.

Gjatë fundjavës, në të gjithë vendin janë arrestuar 32 drejtues mjetesh, nga të cilët 23 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 9 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Janë pezulluar 180 leje drejtimi, nga të cilat 139 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 41 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. 

Gjithashtu janë vendosur 3682 masa administrative për shkelje që janë burim për përfshirje në ngjarje rrugore dhe 5125 masa administrative për parkime të gabuara dhe shkelje të tjera të parashikuara nga Kodi Rrugor, të ndara si më poshtë: 

1759 masa administrative për parakalime të gabuara. 1199 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit. 370 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe sjellje agresive në rrugë. 199 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit. 114 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse. 41 masa për shkelje të semaforit. 5125 masa për shkelje të semaforit.

Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugorsi dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri. 

#MosUbejStatistike #RregullKujdesDurimDestinacion #NeJemiAtyPerSigurineTuaj

Ngjarja paraprake

VOA: Vazhdojnë përpjekjet për zhbllokimin e Suezit, anija nis të zhvendoset

Ngjarja e ardhëshme

​Federata italiane e futbollit po planifikon hapjen e stadiumeve për tifozë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian