policia me detaje per te shtenat ne tetove dy te plagosur 5 te tjere ne kerkim 65a052ab551a4

Policia me detaje për të shtënat në Tetovë: Dy të plagosur, 5 të tjerë në kërkim

January 11, 2024
1 minut lexim

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë ka dal me të dhëna konkrete për të shtënat me armë zjarri ku mbetën të plagosur dy persona. Sipas MPB-së edhe 5 persona të tjerë janë në kërkim.

“Sot rreth orës 18:05 në SPB Tetovë është raportuar se para hyrjes në Qendrën Urgjente në Spitalin Klinik të Tetovës janë qëlluar me armë zjarri dy persona nga fshati Gajre i Tetovës, të cilët kanë pësuar lëndime me armë zjarri. Shërbimet e SPB Tetovë dhe prokurori publik janë në vendngjarje dhe po ndërmerren masa për gjetjen e pesë personave të dyshuar në lidhje me rastin. Ndryshe, këtij rasti sot i ka paraprirë edhe një përleshje fizike mes njërit prej të plagosurve dhe njërit prej të dyshuarve për pjesëmarrje në të shtëna me armë zjarri. Rasti është duke u zbardhur”, thonë nga MPB.

Ndërkohë siç raportuam më parë njëri nga dy të plagosurit është dërguar për në Shkup, ngaqë është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Burimi: alsat.mk

MARKETING

RENT A CAR

shba ja pranon kerkesen e kosoves per blerjen e raketave anti tank 65a05197570cc
Story i mëparshëm

SHBA-ja pranon kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave anti-tank

gani germia leshon bomben tregon gjithcka per big brother 65a0575c78360
Story i radhës

Gani Gërmia lëshon bombën, tregon gjithçka për “Big Brother”

Të fundit nga

ShkoLartë