policia ka sekuestruar dinare nga thesari i bankes popullore te serbise ne leposaviq 66e3ead7664c1

Policia ka sekuestruar dinarë nga Thesari i Bankës Popullore të Serbisë në Leposaviq

September 13, 2024
1 minut lexim

Nga Thesari i Bankës Popullore të Serbisë në Leposaviq janë sekuestruar dinarë që janë nxjerrë me thasë.

Siç raporton portali serb “kosovoonline”, përveç dinarëve, pjesëtarët e Policisë kanë sekuestruar edhe dokumentacion.

Operacioni policor ka përfunduar dje pak para orës 16:30 dhe në hapësirën përballë këtij institucioni ka mbetur vetëm një automjet i blinduar i Policisë së Kosovës, ndërsa një xhip i Policisë ka qëndruar para derës së ish-komunës ilegale serb të Leposaviqit.

Është hequr edhe tabela me mbishkrimin “Thesari i BPS”.

Lidhur me aksionin policor, zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar për këtë portal se aksioni që ka për qëllim marrjen e provave është duke u zhvilluar dhe ka të bëjë me një rast në të cilin dyshohet për pastrim të parave.

MARKETING

RENT A CAR

motra e kate moss modelja lottie perfundon ne spital pasi mori nje mbidoze te ozempicut 66e3e9ab8220d
Story i mëparshëm

Motra e Kate Moss, modelja Lottie përfundon në spital pasi mori një mbidozë të ‘Ozempicut’

situate apokaliptike ne shkoder reshjet e dendura te shiut rrezojne pemet dhe shkaterrojne automjetet 66e3ee5e8de64
Story i radhës

Situatë apokaliptike në Shkodër, reshjet e dendura të shiut rrëzojnë pemët dhe shkatërrojnë automjetet

Të fundit nga

​Dita Evropiane e të Drejtave të Pacientit

18 prilli njihet si Dita evropiane për të Drejtat e Pacientit, ku në këtë ditë synohet të sensibilizohen pacientët, institucionet shëndetësore dhe ligjvënëse, që të formulohet dhe miratohet Karta e Pacientit. Dita
ShkoLartë