policia jep detaje per 47 vjecarin qe u gjet i pajete ne leposaviq 200 metra larg shtepise 66e85ee841a6d

Policia jep detaje për 47-vjeçarin që u gjet i pajetë në Leposaviq, 200 metra larg shtëpisë

September 16, 2024
1 minut lexim

Policia e Kosovës e ka gjetur sot trupin e pajetë të një 47-vjeçari në Leposaviq, i cili para disa ditësh ishte raportuar i zhdukur.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se për zhdukjen e këtij personi, në Polici kishte raportuar djali i axhës së tij. Ai u gjet pa jetë 200 metra larg shtëpisë së tij dhe 460 metra larg nga vendi ku e kishte lënë veturën.

“Me date 12.09.2024 rreth ores 13:00 ne Stacionin Policor –Leposaviq, ka ardhur ankuesi M/S/K D.M. i cili raporton se djali i axhes se tij M/S/K B. M. (47 vjeq), nga data 10.09.2024 diku rreth ores 13:00 eshte zhdukur dhe deri me tani nuk ka asnje gjurme ne lidhje me këtë ështe njoftuar njesia e hetimeve stacionit, hetimet rajonale dhe njesia e zjarrefiksave te cilet kane dale ne kerkim te personit. Ne lidhje me rastin eshte njoftuar prokurori kujdestar i cili ka udhezuar qe rasti te inicohet si person i zhdukur. Në ditët në vijim me datatë 13, 14 dhe 15.09.2024, kanë vazhduar kërkimet nga njësitë policore, zjarrfiksit dhe Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim nga Prishtina, por pa sukses”, tha Elshani në një deklaratë me shkrim.

“Sot me datë 16.09.2024, jemi organizuar së bashku me njësinë e zjarfikësve nga Leposaviqi dhe rreth orës 10:20, nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës është gjetur trupi i pajetë që dyshohet se ishte B. M.”, tha ai.

Elshani tha se për këtë janë njoftuar organet kompetente.

“Janë njoftuar hetimet rajonale dhe mjekësia ligjore dhe rreth orës 13:30 ka përfunduar e tërë procedura dhe trupi i pajetë është dërgiuar në mjekësinë ligjore në Prishtinë”, tha ai.

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

dua seks te shpejte dea vieri rrefen si eshte ngacmuar nga pronari i nje lokali isha minorene me tha 66e85cce42ab7
Story i mëparshëm

“Dua s*eks të shpejtë”, Dea Vieri rrëfen si është ngacmuar nga pronari i një lokali: Isha minorene, më tha…

kopjimi i ndaluar por kujt i behet vone nxenesit te detyruar te gjejne zgjidhje per shkak te mungeses se librave 66e85eeceade6
Story i radhës

Kopjimi i ndaluar, por kujt i bëhet vonë? Nxënësit të detyruar të gjejnë zgjidhje për shkak të mungesës së librave

Të fundit nga

ShkoLartë