Policia i tha “JO” protestës së PD-së përpara Kryeministrisë në 6 dhjetor, BE me qëndrim ndryshe

Teksa Policia e Shtetit i tha “jo” protestës së thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha në datën 6 dhjetor, me arsyetimin se cënon sigurinë kombëtare, duket se Bashkimi Europian nuk është në një “vijë”.

BE e konsideron protestën se të drejtë të ligjshme të qytetarëve, pavarësisht se në të njëjtën datë zhvillohet në Tiranë samiti BE-Ballkani Perëndimor, ku pritet të marrin pjesë të gjithë kryeministrat e unionit.

Delegacionin e Bashkimit Europian në Tiranë tha për A2 CNN se autoritetet shqiptare duhet të garantojnë sigurinë e samitit, por sipas tyre në të njëjtën kohë duhet respektuar edhe ushtrimi i ligjshëm i lirive të qytetarëve.

“Kjo është hera e parë që samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet në rajon, duke i dërguar një mesazh të fortë Shqipërisë dhe gjithë Ballkanit Perëndimor për rëndësinë e tyre gjeostrategjike për unionin. Ne kemi besim se, si mikpritës, autoritetet publike shqiptare do të sigurojnë zhvillimin e sigurt dhe të rregullt të samitit, duke respektuar ushtrimin e ligjshëm të lirive nga qytetarët”, u shprehën nga delegacioni.

Kujtojmë se protesta e 6 dhjetorit e ka futur politikën shqiptare në debate të forta, pasi maxhoranca pretendon se kjo protestë është e organizuar nga mbështetës së presidentit rus Vladimir Putin në Shqipëri dhe nga ana tjetër opozita e sheh këtë tubim si një mundësi të mirë që zëri i qytetarëve të dëgjohet “në mbarë Europën”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gjermani: Gjykata Kushtetuese forcon të drejtat e azilkërkuesve

Story i radhës

“Ku është?”/ Ia dhuroi për 3-vjetorin e lidhjes, Donald Veshaj i kërkon publikisht varësen Bora Zemanit

Të fundit nga