Policia gjermane gjen bombë në tren, dyshohet për sulm terrorist

Policia gjermane ka njoftuar se kanë gjetur një pajisje të dyshimtë në një tren rajonal pranë qytetit perëndimor të Këlnit, derisa vendi festonte sot 30 vjetorin e ribashkimit të tij.

Gazeta gjermane ‘Bild’, raportoi se pajisja e gjetur është një bombë e cila ka aftësi të shkaktojë dëme serioze. Sipas informacioneve mjeti shpëthyes ishte zbuluar nga një pastruese në një kuti kartoni të fshehur në tren.

“Informacioni mbi rrezikun e mundshëm mund të sigurohet vetëm pas vlerësimit të ekspertëve nga policia kriminale e shtetit,” tha policia në një deklaratë, raporton Reuters, përcjell “Bota sot”.

Qentë e policisë federale konfirmuan vendndodhjen dhe forcat speciale rrethuan menjëherë vendin.

Hetuesit u shprehen se ende është e paqartë nëse ishte një sulm i dështuar terrorist apo një kërcënim tentativë shantazhi.

Ngjarja paraprake

Ky është garuesi i Kosovës që e gjunjëzoi serbin në Kroaci

Ngjarja e ardhëshme

Autobusët kthehen në vatra të rrezikshme infektimi nga COVID-i, qytetarë ngjitur e pa maska

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian