PERPRARIM BAJRAMI 2

Policia Financiare me kallëzim penal ndaj Përparim Bajramit

February 19, 2025
1 minut lexim

Policia Financiare njofton se ka parashtruar kallëzim penal ndaj Përparim Bajramit, ish-drejtorit të SH.A. për organizimin e lojërave të fatit “Lotaria Shtetërore e Maqedonisë së Veriut”. Sipas njoftimit, ai dyshohet për keqpërdorim të detyrës dhe kompetencave zyrtare, dhe se ka dëmtuar buxhetin e Lotarisë në shumë prej 24.636.045 denarëve.

“Me datë 05.07.2023 ka lidhur marrëveshje për dhënie me qira të objektit administrativ dhe afarist me personin juridik “HEJ SHPK” Shkup për objekte afariste të cilat nuk janë përshtatur dhe nuk ishin të gatshme për përdorim për nevojat e SH.A. ” Lotaria Shtetërore”, me çmim për metër katrorë që është së paku dyfishi i çmimit real në treg”, shtojnë nga Policia Financiare.
Burimi: ALSAT

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

bdi vajtonte per balancuesin nderkaq eksponente te kesaj partie paskan keqperdor kete mekanizem 67b5b4b754238
Story i mëparshëm

BDI “vajtonte” për balancuesin, ndërkaq eksponentë të kësaj partie paskan keqpërdor këtë mekanizëm!

vjedhje dhe te dehur ne timon arrestohen kater persona ne vlore 67b5b9a698ce5
Story i radhës

“Vjedhje” dhe të dehur në timon / Arrestohen katër persona në Vlorë

Të fundit nga

ShkoLartë