Policia edhe sonte në terren, kërkohet respektim i masave antiCOVID

Ka kaluar mbi një vit e gjysmë që nga koha kur në Kosovë u shfaqën rastet e para të të infektuarve me koronavirus.

Që nga ajo kohë vendi po vazhdon të përballet me një situatë të krijuar si pasojë e këtij virusi.

Deri më tani në vend janë gjithsej 106 mijë e 939 të infektuar me COVID-19,  edhe pse për fat të mirë gjatë kohës së fundit pati një rënie të numrit të të infektuarve dhe numrit të vdekjeve.

Tani për tani numri i rasteve aktive me koronavirusi është 4 mijë e 889.

Pavarësisht kësaj masat antiCOVID vazhdojnë që të jenë në funksion, ndërsa zyrtarët policorë të Kosovës vazhdojnë të jenë gjatë tërë kohës në terren që përpos detyrave të tjera, të shohin nga afër se qytetarët, por edhe pronarët e bizneseve e lokaleve të ndryshme po i respektojnë këto masa.

Nga Policia e Kosovës u theksua se kurajo dhe sakrifica për të qenë në shërbim të vendit dhe qytetarëve tejkalon çdo barrierë.

“Policia e Kosovës me zyrtarët e saj përveç parandalimit dhe luftimit të veprave penale, kujdes dhe përkushtim të madh po tregon edhe në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Kurajo dhe sakrifica e tyre në shërbim të vendit dhe qytetarëve tejkalon çdo barrierë dhe që nga dita e parë e shfaqjes së pandemisë po punohet me vendosmëri bashkë me autoritetet tjera në përballimin dhe tejkalimin e kësaj situate”, u tha në një publikimi të bërë nga Policia e Kosovës.

Duhet përkujtuar që gjatë 24 orëve të fundit nga zyrtarët policorë janë shqiptuar 814 tiketa në bazë të ligjit antiCOVID.

Ngjarja paraprake

Kumbulla rendit momentet e karrierës deri tani: “Nga më i keqi, te i vështiri dhe i bukuri…”

Ngjarja e ardhëshme

“Rebelët kërkojnë largimin e Bashës”, Imami: Do të nxjerrim një kandidat për kryetar

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian