Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114

Policia e Maqedonisë: Pesë persona kanë marrë pjesë në vrasjen e mbrëmshme, e kanë djegur makinën me të cilën janë larguar – Gazeta.mk

Policia e Maqedonisë: Pesë persona kanë marrë pjesë në vrasjen e mbrëmshme, e kanë djegur makinën me të cilën janë larguar

min lexim

Ministria për Punë të Brendshme në RMV ka dalë me detaje të reja në lidhje me vrasjen e mbrëmshme në Çarshinë e Shkupit.

Nga MPB thonë se autorët e vrasjes kanë qenë pesë persona të maskuar dhe me veshje të zeza.

Më datë 06.03.2023 në ora 20:11 në SPB Shkup është raportuar se në një objekt hotelierik në rrugën “Samoilova” në Shkup, pesë persona të veshur me maska, me armë zjarri kanë shtënë në drejtim të J.K. (37) dhe E.I. (28), të cilët kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, si dhe A.T.(34) nga Shkupi, i cili ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën Naumi i Ohrit” për dhënie të ndihmës mjekësore”.

“Është njoftuar prokurori publik, i cili ka shkuar në vendngjarje dhe me urdhër të të cilit trupat janë dorëzuar për obduksion. Rreth orës 20:30 është djegur një automjet i tipit Audi A6 në rrugën për në Orizare të Epërme. Pas udhëzimeve të prokurorit publik janë zhvilluar biseda zyrtare me disa persona dhe po ndërmerren masat dhe aktivitetet përkatëse për zbardhjen e vrasjes”, thonë nga MPB Maqedoni.

Ndryshe, sot spitali “Shën Naumi i Ohrit” kanë njoftuar se personi i plagosur është lëshuar për kurim shtëpiak dhe se është jashtë rrezikut për jetë.

Story i mëparshëm

Microsoft ofron aplikacionin Outlook falas në Mac

Story i radhës

Me STATUT, Ali Ahmeti shkarkon degë e formon trupa partiak

Të fundit nga