policia e kryeqytetit shenon rezultate ne uljen e kriminalitetit 679545f927567

Policia e Kryeqytetit shënon rezultate në uljen e kriminalitetit

January 25, 2025
min lexim

Me të marrë informatën, i përgjigjen çdo thirrje të qytetarëve.

Pjesë e punës së tyre është edhe patrullimi e pika kontrolli në gjithë kryeqytetin.

Këta janë pjesëtarët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë në kuadër të Policisë së Kryeqytetit.

Me qëllim parandalimin e dukurive negative realizojnë kontrolle nëpër lokacione të ndryshme të Prishtinës.

Njëjtë ndodhi edhe gjatë kësaj dite, kur specialët ndaluan disa vetura.

Te disa nga to që ishin më të dyshimta, vazhduan me kontrolle më të detajuara.

E drejtori i Policisë së Kryeqytetit, Major Bekim Bislimi thotë se formimi i kësaj drejtorie ka qëllim uljen e kriminalitetit.

“Jam shumë i sigurt që objektivat tonë në drejtim të rënies së krimit marrë parasysh njësitë që i kemi në kuadër të Drejtorisë sigurisht që do të ketë impakt. Njësia për Reagim të Shpejtë siç e potencuat njësi e specializuar është jashtëzakonisht në nivel të kryerjes së detyrës, përveç që është në funksion të nevojave të Drejtorisë së kyeqytetit, kjo njësi realisht kryen punë për të gjitha drejtoritë edhe të Specializuara në kaudër të DPP-së”, thotë Bislimi.

Bislimi për tëvë1 tregon disa nga të arriturat vetëm gjatë këtij viti, derisa shton se synim mbetet luftimi i narkotikëve.

“Janë diku të arrestuar 92 persona për vepra të ndryshme penale, kemi armë të konfiskuara të zjarrit të llojeve të ndryshme 25 armë, armë të ftofta me dhjetëra armë të konfiskuara, kemi municion të konfiskuar afër 100 dmth të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, urdhëresa të realizuara është vetëm në vepra penale përjashtuar seancat që marrin pjesë që janë me dhjetëra në kaudër të stacioneve i kemi 44 që kanë qenë urdhërarreste prej Gjykatës Themelore dhe prej Gjykatave tjera”, tha ai.

Sipas tij, vendosja e kamerave të kualitetit të lartë në bashkëpunim me Komunën, ka ndikuar në rritjen e zbulueshmërisë.

“Funksionalizim të plotë të saj ne pretendojmë në të ardhmen po flasë si objektiv është krijimi i një dhome operative që ka me u quajtë ku ka me pasë një monitorim të tyre të plotë por në mungesë të një objekti permanent me i vëzhgu ato, momentalisht janë të vendosur në një objekt policor dhe çdo herë kur shfaqet nevoja kthehemi në retrospektivë dhe i marrim video-incizimet për çfarëdo natyre të rasteve kur na nevojiten apo edhe në një formë tjetër për veprime hetimore ose operative”, tregon Bislimi.

Aktualisht Komuna e Prishtinës është në fazën e caktimit të një objekti që do të shërbejë si stacion policor, për nevojat e kësaj Drejtorie.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ishujt sejshelle nje vend i vogel ku fuqite e medha konkurrojne per ndikim 6795454b11cb5
Story i mëparshëm

Ishujt Sejshelle, një vend i vogël ku fuqitë e mëdha konkurrojnë për ndikim

juli nuk u nda nga i dashuri 67954727a2aa3
Story i radhës

Juli nuk u nda nga i dashuri

Të fundit nga

Mbi 140 çifte u ndan për një muaj

Në muajin dhjetor të vitit të kaluar janë regjistruar 2 mijë e 143 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara 1 mijë e 69 lindje janë meshkuj dhe 1
ShkoLartë